Ti s’më le rrugë tjetër,
Shpinën po ta kthej.
Më zhgënjyen ëndrrat,
Tash nuk po të ndjej.
Ndoshta kështu ke qënë,
Më fal, s’të paskam njohur.
Largohem e penduar,
Me zemrën e ftohur.
Me shpirtin e ngurtë
Dhe ndjenjat jetime.
Ti s’më le rrugë tjetër,
Veç derën pas shpine.