Skuadra e njohur turke, Galatasaray, kishte shfaqur interesim për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, në momentet e fundit të afatit kalimtar, raporton “Fotomaç”.
Siç raportohet, Galatasaray e ka parë Muriqin si alternativën e tretë në repartin ofensiv, pas dy emrave të mëdhenj, Mauro Icardi dhe Victor Osimhen, me synimin për të forcuar thellësinë e skuadrës në sulm.
“Galatasaray, që janë të interesuar për një sulmues rezervë pas Osimhen dhe Icardit, e kishte vendosur Vedat Muriqin si objektiv,” shkruan Fotomaç.
Megjithatë, një lëvizje e tillë nuk është realizuar, pasi Muriqi sapo kishte nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Mallorcas. /Rtk.live/