Në kohën, kur s’e njihja vjeshtën,
në moshën e kokë – kohës verë,
flakja diku trikon e leshtë,
gjer në dimër, t`rrinte, nderë…
Ikja rrugës, duke qeshur,
në vjeshtë vilen vetëm mollë..
S`pyesja, vallë, përse çerdhet,
dallëndyshet lënë e shkojnë…
Dilja nudhë, pa çadër, n
shi,
flokëgjatë, leshrat pakrehur…
Vjeshta ish, veç, mrekulli,
mushtpikuar, rrushit npjergull.. . Por s´lexoja faqen tjetër, të fshehtën e patreguar... Herioglife mbi një leter, shkruar, për t
mos u lexuar..
Stina – vjeshtë e vërtetë.
ardhka erëfërshëllyer…
Ditëpërditë nga një fletë,
ta këputka, për t’mos e kthyer…