Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritAlma Mehmeti-Nën dallgët e tua

Alma Mehmeti-Nën dallgët e tua

Zhyta vështrimin në dallgët e tua,
Mendimet m’i turbullove si i marrë,
Edhe pse kërkoja pak heshtje,
Me detin e tërbuar bëja garë.

Ndoshta dhe ti mban një brengë,
Për një sirenë që s’e ke harruar,
Që vallëzonte lehtë mbi dallgë,
Dhe serenatën tënde ka dëgjuar.

Sot sërish u zhyta nën dallgë,
Fshehtësinë i zbulova këtij deti ,
Nga kasafort e saj mbeta pa fjalë,
Kur dallga në breg historinë e thyer gjeti.

Por dallga sekretet i ruante në thellësi,
Ato i lexonin veç sytë e tij.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT