Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-ERËMOJNË DASHNI STREHZËS TONË

Asja Mulgeci-ERËMOJNË DASHNI STREHZËS TONË

Det me tallaze, shkumëbardhë gjith naze,
Diell dhe kaltërsi ,si eshk digjet majëmalesh
Varka q’i tunden dallgve, sikur ndjellin stuhi

Tufa pulbardhash, horizontesh i ndjek era
Gugatje pëllumbash, sqep më sqeq
Dallëndyshe që nisen n’shtegtim, vendesh tjera

Oh,ç’e trishtë kjo melodi
E pērvitshme kompozuar,e tillë simfoni

Njerëz t’shpërndamë aty këtu
Diellin kërkojnē me pahir
Ai mbas reve perkdhelet,
Si e turpshme vashē
Heraherës,qerpikëve t’kalter prushtë shplon synë

Të dashuruemt ngjitun, dy e nga dy
Mbi buze e gushë, puthjet shijojnë
Un mbeta ngujuem, njatij shikimi
Njasaj natës së bekueme, mbramjes vonë

Paçka kujtimet, koloviten n ‘ajri
Erëmojnë dashni,strehezës tonë !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT