Sot
paskam një dëshirë të hidhur,
Të bëhem erë,
të më marrin rrugët e botës,
askush mos ta shohë
si më thyhet zemra,
kur u kthej shpinën prindërve,
dhe s’mund t’i përqafoj më.
Sot,
paskam një dëshirë të rëndë.
Të bëhem shi,
të bie mbi pragun e shtëpisë,
askush mos ta dijë
ç’mall e ç’lot fshihet
në sytë që mbeten pas xhamit.
Sot,
unë largohem.
Por shpirti im mbetet,
si hije e përqafuar pas tyre,
që s’do të ndahet kurrë.