Tuesday, October 14, 2025
BallinaSportArbër Hoxha realizon gol në derbin e madh kroat, merr topin nga...

Arbër Hoxha realizon gol në derbin e madh kroat, merr topin nga mesi i fushës

Arbër Hoxha ka shënuar një supergol në Kroaci. Sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi sfidën që Dinamo Zagreb po luan në transfertën e Hajduk Split.

Ishte minuta e 44-t, kur Hoxha mori topin në mesfushën e tij. Dhe askush nga rivalët nuk mund ta ndalonte derisa vendosi të gjuante nga jashtë zone. Dhe topi gjeti rrjetën duke sjellë festën e madhe te tifozët miq, shkruan Indeksonline

Hajduk Split-Dinamo Zagreb është edhe ndeshja më e zjarrtë në Kroaci. Hoxha e shpërbleu kështu trajnerin, që e aktivizoi titullar në sfidën e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit kroat./Indeksonline/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT