Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritLanda Molishti -JA, KËTU JAM!

Landa Molishti -JA, KËTU JAM!

Më shihni të dëshpëruar…
Gjithnjë në pritje!…
Duke soditur natyrën.
Afrohem pranë ca luleve,
T’ju shkund shtratin e përgjumur,
Më duket sikur flas me ‘to,
-sikur e kuptojnë hallin tim.

Po zgjohen, me petalet si flatra shqiponjash!…
Po vij tek ju këtë radhë krejt ndryshe.
T’ju falë ca vargje gëzimi,
Të mbledh një grusht dhimbje,
-nga dhimbja juaj.

Sadopak, t’ju lehtësoj shpirtin e trazuar, të lënduar.
Nuk dua të shoh, fytyra me vragë vuajtjeje.
Ejani, të shtrëngojmë duart me njeri-tjetrin,
Të hedhim ato shikime të zjarrta,
Ah! Sa shumë na kanë munguar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT