Saturday, December 6, 2025
BallinaKulturëShkruan Bajram Muharremi-Bistrica, shkrimtar e publicist27 VJET PA SOKOLESHËN E SHALËS –...

Shkruan Bajram Muharremi-Bistrica, shkrimtar e publicist27 VJET PA SOKOLESHËN E SHALËS – FATIME HETEMIN

Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e Fatime Hetemit, vajzës së Bistricës së Shalës, e cila u njoh me dashuri e krenari si “Sokolesha e Shalës”. Më 22 shtator 1998, në të njëjtën ditë kur ranë Komandanti i Brigadës 114 të UÇK-së, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortja e tij, Xhevë Lladrovci, pushkët serbe ndalën edhe jetën e Fatimes.
Ajo ishte ende studente, e re në moshë, kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fatimja la auditorët e studimeve për të hyrë në radhët e lirisë, duke u bërë shembull i guximit dhe i besës shqiptare. Në atë kohë, kur duhej zgjedhur mes jetës së rehatshme dhe sakrificës për atdhe, ajo zgjodhi pa mëdyshje rrugën e shenjtë të luftës.
Fatimja ra bashkë me Fehmiun e Xhevën, duke e gdhendur emrin e saj në përjetësi. Ajo nuk arriti të përjetojë rininë, as ëndrrat e saj personale, por e përjetësoi idealin më të madh: lirinë e vendit. Gjaku i saj, i derdhur mbi tokën e Drenicës, u bë frymëzim për brezat që erdhën pas saj.
Për mua, si kushëri i saj, dhimbja dhe krenaria bashkëjetojnë. Fatimja nuk është vetëm kujtim familjar – ajo është krenari kombëtare. 27 vjet më pas, kujtimi i saj është i gjallë, një dritë që nuk shuhet kurrë, një amanet që na obligon të jetojmë me dinjitet e dashuri për atdheun.
Fatime Hetemi, “Sokolesha e Shalës”, mbetet përjetë simbol i vajzës shqiptare që nuk u tremb, që zgjodhi të jetojë në pavdekësi.

Në përkujtim të saj, le të mbetet kjo strofë:
Në Shalë u ngjite si shqipe krenare,
me zemër studente, me shpirt -atdhetare.
Në krahë të Fehmiut e Xhevës re dhe ti,
për t’u bërë dritë që s’do të shuhet assesi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence