Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-LEGJENDA E GRYKËS SË VAJËS

Hatip Hulaj-LEGJENDA E GRYKËS SË VAJËS

Në Grykën e Vajës vashat u hodhën,
të mos binin gjah i Osmanlisë mizor,
më mirë vdekja nën shkëmbin e thyer,
se sa robëria pa nder arbëror.

Më pas dy Tringat me guxim u ngritën,
njëra me thikë pashanë e goditi,
tjetra me pushkë malazezin rrëzoi,
nderin e kombit për jetë e mbrojti.

Edhe në luftën e fundit u shfaqën,
heroinat e reja me zemër flakë,
ranë pa shijuar nusërinë,
për të lënë gjallë Shqiptarinë.

Por sot sheshet ,s’këndojnë legjenda
ndriçime të rreme vashat i thërrasin,
trupa të zhveshur, ëndrra të plastifikuara,
mën dritat e errëta lirinë e harrojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT