Ti je melodia më e ëmbël
Simfonia ku dehesh butësisht
Pa ty bota do ishte e akullt
Qielli do lotonte çdo ditë.
Fjalët do ishin vrastare
dita natë do të dukej
Nëse pa ty jetën do jetonim
Dielli s’do dinte ku të strukej.
Pa ngjyra krejt bota do të ishte
Bardhë e zi e pa lulëzuar .
Kjo ndjenjë vjen si zjarr të përpin
Ndriçon sytë,shpirtin e trazuar.
Të dhurosh pa kursyer me zemër
Ta derdhësh të kulluar o njeri
Atë burim të pashtershëm magjik
Atë ndjenjën më të pastër dashuri.
