Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritValentina Shabani -Lamtumirë nuk ka

Valentina Shabani -Lamtumirë nuk ka

Diku në jetë unë prap do të takoj,
do heq veshtrimin , rrugën do ndjek,
dhe këmbët me forcë do i shpejtoj,
mbi lotë të nxehtë, kohën do djeg.

Jooo…… ti nuk duhet që ta dish,
se unë për ty sot po derdh lot,
dhe as kërkoj që ti të vish,
më mirë e vetme në këtë botë.

Po si nuk kam një grushtë forcë,
ta thyej mallin që kam për ty,
dhimbja për ty më shkon në kockë,
dua më mirë mos kisha sy.

Nuk di të dhemb siç më dhemb mua,
nuk di ke lot kur më mendon,
nuk di me diellin u perëndua
një dashuri me emrin tonë.

Dua të qaj me zë tja them,
ndjenjat e mia përse i zgjova,
se unë e di, asnjëherë sdo të kem,
e dija fundin, përse s’ndalova..

Nuk mundem kohën mbrapa ta kthej,
në rrugën time gjithçka u shkrua,
deri sa të vdes për ty do ndiej,
në shpirt me lot fjala TË DUA…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT