Ejani ju që vargu ju buron dritë
ju që shpirtin e keni shkrirë në vargje
ju profet që flisni me perënditë
të pafundmes ju i kapërcyet pragje!
Ejani ju poet që çani errësira
ju që lulet i çelni mbi gurë
me shkëmbinj flisni shtruar,si nëna dhe bija
me zogj mbushur vargjet,që këndojnë mbi degë dhe drurë!
Ejani ,ejani poet,sillni vjeshtën në vargje
me argjendarinë e saj,qëndisini çdo varg
silleni vjeshtën ,mbushur hambarë dhe magje
sillni vargjet e tuaja nektarë,që shërojnë plagë.
Eja poet,ti që vargjet ke ndezur me mallë
çdo varg kalon mbi vendlindjen prushëruar
nëpër pragje harruar ,le të pijë vargu ndonjë gotë dhallë
oborreve, të përkëdhelin dhe pemët zemëruar!
Eja poet eja,ti rrokim njëherë fjalët gëzuar
le të mblidhen vargjet,këngës t’ja thonë me një zë
të kërcej heshtja me fishek zjarri në duar
Le të vij dhe vjeshta, të xhelozoj dhe qielli me re!