Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritBekim Blaku-SONTE DO DOJA

Bekim Blaku-SONTE DO DOJA

Sonte do doja ta hedh lapsin
Që në udhëkryqin e parë
Pastaj ta lë letrën
Skajshmërisht të vuaj për të
E floku të më zverdhet
Para agut e rrezes së parë
Ëndërra mbetet ëndërr
E tërë jeta një garë

Flokët vetëm ca m’u thinjën
E nuk u zverdhën dot
Arat u lëruan dhe pritën
Mbjelljen dje dhe sot

Pastaj lutjen e bëmë
Në gjuhën e shenjtë shqipe
Do korrim ate që mbjellim
Në tokën tonë plot hire.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT