Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritFerdane F. Sahiti-S’U DORËZOVA

Ferdane F. Sahiti-S’U DORËZOVA

Keq isha, njeri s‘kisha
Zemra m’u ça, fjala m’u zbeh,
Kam buzëqesh mos me shfaq dhimbjen
Por mbas saj shumë lot kam fsheh

Rashë përdhe, po s’u dorëzova,
E plagosun, udhën vazhdova
Veç kush ban durim në dhembje
Gjen gëzim në çdo gjendje

Çdo sprovim ma dha nji mësim,
Çdo rrëzim ma dha një ngritje
Kur je vetëm në rrugëtim
Të forcon çdo goditje

Kur je vetëm, nuk ngatërrohesh
Te njerëzit shpresat s’i var
Me shkru’ harten e fitores
T’mjafton Zoti Dëshmitar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT