E vura ëndrrën time në një barkë,
e nisa në udhëtim;
-pastaj e ndava detin me duar,
që ëndërra të mos më mbytej.
…Duart i kam ende të lagura
nga bluja e dallgëve të shkumëzuara,
Duart I kam ende të cara nga plagë qe lëndojne papushim,
ngjyra që rrjedh nga gishtat e mi
bojatis rërën e vetmisë…
Cukit,
Gërvish,
Rrjedh,
Rënkon,
Zë nuk lëshon,
Hap sytë e kokën e ngre lart,
Lumturohem tek vadis qiellin…ska ndryshuar ngjyrë,
Dy zoq të etur cicërojnë,
E vura ëndërren time në nje barkë,
e nisa nje udhëtim te ri!
