Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritImer Hysa-VJESHTAT E MIJA TË HERËSHME

Imer Hysa-VJESHTAT E MIJA TË HERËSHME

Më vijnë ndër mënd vjeshtat e mija
Ashtu të arta, si zgjim në jetë
Të mbushura deng nga fëmijëria
Me mall kujtimesh nëpër degë.

Me vijnë ndërmend netët e larg’ta
Tinguj muzike që mbushnin qiellin
Zëra gazmorë, ëndrra të zjarrta
Vajzat e bukura ndrronin mbiemrin.

Ndërmend më vijnë oborre shkolle
Që gumëzhinin etshëm për dije
Më vijnë pastër ëndrrat rinore
Si qiell shtatori me hën’ e yje.

Kujtoj gjyshen mbushur përparësen
Me mollë të kuqe e ftonj të verdhë
Me rroba i ruante brënda arkës
Për t’na i dhuruar në pranverë.

Më vjen ndërmend ëndrra që shihja
Gjyshes me ankth tek ja tregoj
“Mos i beso bir, gjethet bien
Në vjeshtë ëndrra nuk gjykon”.

Ndër mend më vijnë vjershat për vjeshtën
Stinën e bukur të begatisë
Ah, sot malli e theu heshtjen
Shfletoj kujtesën si revistë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT