Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritNdue Dragusha-MË MUNGON...

Ndue Dragusha-MË MUNGON…

Prekma dorën butë, si puhizë,
do ndiesh si rrjedh gjithë jeta jonë
në limfën e ngrohtë të prekjes sate.

Shihmë në syrin tim të kaftë,
aty ke folenë ku struket paqja,
dhe një diell që lind veç për ëndrrat tona.

Vëri buzët mbi të miat,
do ndiesh fluturat e pranverës,
tek thithin polenin nga shpirti im i gjallë.

Fjalët…, ndonjëherë humbin kuptimin,
e shpirti kërkon një tjetër gjuhë,
hyjnore, të heshtur, të pastër.

Një çast…, një ëndërr…
dhe zhduket bota,
mbetemi vetëm ne, në frymën e magjisë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT