Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritSahit Shala-TOKA IME

Sahit Shala-TOKA IME

O toka ime
Ti që më bekove
Më linde shqiptar
Me një mijë trima
Sa na lartësove
Në botën mbarë

Kush nuk e njeh
Fishtën e Nolin
Burrë Skënderbeun
E Mic Sokolin
Kush nuk e di
Se ku u rritën
“Lulet e verës”
” Bagëtinë e bujqësinë”
Ku pinte sisën
Qengji i butë
Zanat e Fishtës
Gjithandej rrinë

Të tanë i dimë
Vargjet e Mjedës
“Ëndrrën e jetës”
T’i falin çastet
Për t’i thënë vetes
Shqiptar për jetë
Filip Shiroka
Bashkë me Migjenin
Të mbajnë në gji
E kanë madhështuar
Atë tokë t ‘bekuar
Nënën Shqipëri

Kemi Ademin
Abedin Rexhën
Fehmi Ladrovcin
E Sali Çekun
E trimen, Xheven
“Nuse e lirisë”,
Vjen Antigona
Që ua shtoi lavdin
Trojeve tona

Pastaj Shkëlzeni
Si vetë shqiponja
Me mija të tjerë
Mbi kreshtat tona
Në tel t ‘lahutës
U këndojmë përherë
U themi prore
Lavdi e nder

Ju kemi aq shumë
Me pushkë e penë
Sa tërë një jetë
S’mund t’ ju përmend
Pra le t ‘bashkohemi
Përreth flamurit
O bij të shqipes,
Për besë të mbarë
S’ka kush t’na ndalë
Atë besë të burrit
Në rrugë të shenjtë
N ‘Bashkim Kombëtar!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT