Shpeshherë pyeta veten
pse jetoj në këtë botë,
dua të kontribuoj
të lulëzoj kjo tokë?!
Vendi përparohet
veç duke punuar
por jo duke e vjedhur
dhe duke e shëmtuar.
Duaje atdheun me shpirt
dhe mos bëj hile,
të vret buka e kësaj toke
me gjak është e ngjyer.
Disa njerëz të çmendur
Kosovën fare s’e çmojnë,
harrojnë gjakun e derdhur
për lirinë që e gëzojmë.
Disa të tjerë
pak kanë vullnet,
të jetojnë e punojnë
gjithmonë në këtë vend.
Toka ime e lashtë
ka për t’i mallkuar
dhe djalë pas djalit
s’kanë për t’u gëzuar.
Kthehuni kah e mbara
o populli im i mjerë,
se gjithmonë për ju
nuk zgjat asnjë verë!