Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritLlesh Ndoj-Do luftoj me shpirt

Llesh Ndoj-Do luftoj me shpirt

Do luftoj me shpirt
retë t’ia pastroj qiellit,
që dashuri e Huyt
t’mbërrij me rreze diellit.

Do luftoj me shpirt
ferrat t’ia heq udhës,
që dritë e Hyut
dritë t’i lëshojë kullës.

Do luftoj me shpirt
ta gjejë lumturinë,
t’ia heq skamjen shpirtit
tue mbjell dashurinë.

Do luftoj me shpirt
ta gjejë unë vetveten,
pjesëz e kësaj bote
tu e shijue vetë jetën.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT