Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Majkovci-HIJERËNDA ARNON DRITËN

Hamit Majkovci-HIJERËNDA ARNON DRITËN

Perendia na e dhuroi shqipen
Shqip më ndriçuan dielli e hëna
U rritëm bashkë me sakrificën
Për ta folur na mësoi nëna

O shtator ty të përkulem përsëri
T’i përtyp ëndrra kujtimesh
Rrugës së dijes sa krenari
Diell për breza prej sa vitesh

Faleminderit shumë oj nënë
Që na mësove këtë gjuhë hyjnore
Shqip ndriçon dhe ti oj hënë
Shqip fluturon dhe ti oj shqiponje

E kur nata e shtrinë errësirën
Jeta shqip ta ngjesh brezin
Hijerëndë arnon dritën
Yjet shqip e ndriçojnë universin

Valës së lumit tingujt shqip ia ndëgjojmë
Shqip rrezon dhe dielli tokën
Po këtë gjuhë dhe zogjtë këndojnë
Shqip flas cep më cep me nënë Kosovën

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT