Asnjërit s’i lindi mendja
për dhimbjen, mallin,
për ditët që më
s’kanë me qenë normale.
S’ju shkoi mendja
si ka me u zgju nana në mëngjes
e me pa shtratin bosh.
Sytë e babës të nxirë
vuajtja ia rrëzoi krenarinë,
ia ngriu zemrën,ia fali vetminë.
Asnjërit s’i lindi mendja
për dhimbjen…Vjeshta po hyn,
e për ta më vjeshtë ka me qenë tanë jeta.
Se jeta e një të riu u shua
në mënyrën më të trishtë…
E pashë me sytë e zemrës
edhe qava me ta.
Dhimbja s’më pushoi,
as për vdekjen e tij,
as për të gjallët
që veç zemra u rrah!