Të jesh nënë, nuk është e thjeshtë,
ajo mbi supe mban shumë peshë.
Çdo vuajtje në familje ajo e kalon,
pa e menduar fare se veten dëmton.
Dita për nënën është shumë e ngarkuar,
as vetë s’e di nga ka për ta filluar.
Njëra pas tjetrës punët me radhë,
nuk i mbetet kohë aspak për të dalë.
E fillon nga “A”, tek “ZH” përfundon,
i kalon ora, fare s’e kupton.
Kur vjen darka, për në gjumë shkon,
i dhemb gjithë trupi, dot më s’duron.
Të jesh një nënë ka shumë rëndësi,
ditën nëpër ara, natën rrobaqepësi.
Aty duke gatuar, kujdes dhe fëmijë,
duke u treguar përralla edhe histori.
Të jesh një nënë nuk është e lehtë fare,
punon në shtëpi dhe nëpër ugare.
Punon me shpirt të mbushë hambare,
veten e saj e nënvlerëson fare.
Të jesh një grua është gjë e bukur,
e ka bekuar Zoti, e shkathët si flutur.
E ka bërë të fortë si hekur çelik,
ajo sfidat e jetës aspak nuk i ka frikë.
