Shumë netë të huaja kam kaluar,
Asgjē nuk kisha të ngjasonte me ty,
Veç ëndrra në radhë që më mbanin shtrënguar,
Por asnjë se kishte magjin e syve të tu.
Shumë më kanë shkruar,e më kërkuan,
Luteshin për mua në kishë e xhami,
Veshët e mi të shurdhuar,asgjë nuk dëgjuan,
Më mbajte peng të dashurisë,vetëm ti.
Pa fund më deshën,më deshën shumë,
Madje për mua u dehën,ndezën dhe cigare,
Sytë e mi veç për ty rrinin pa gjumë,
Kalova shumë netë pa ty,në cep të një dritare.