Tokë e ujitur me gjak shqiptari,
Muza lëngon, këndon për ty,
Tokë e shkelur nga xhandari;
Ti dhembje krenari kosovari.
Shkëlqen si rreze dielli e ari,
Gjak që rrjedh nga Damari,
Me shekuj i derdhur për liri,
Si ujë që del nga gurra mali.
Vrullshëm gurgullon nëpër damar,
Ti kurrë s’je derdhur kot;
Gjak i pastër arbëror-kombëtar,
Rrjedh nga zemrs atëbotë e sot..