Në një ceremoni të rëndësishme që u zhvillua më 4 tetor 2025 në Kështjellën
Normano-Swabiane të Sannicandro di Bari, u shpallën fituesit e Çmimit Ndërkombëtar
Akademik “Lucius Annaeus Seneca”, në edicionin e 9-të për Letërsinë Bashkëkohore.
Mes finalistëve të ndërkombëtarë, vëllimi poetik “Balla con me stasera” i autores
Lulzime Malaj, u vlerësua me Çmimin e Tretë. Një falënderim i veçantë, shkon për
shkrimtaren e shquar Irma Kurti, që botoi këtë vepër – projekt personal, për mbështetjen,
humanizmin dhe kohën e dhënë.
E ftuar në këtë ceremoni, autorja nuk mundi të marrë pjesë fizikisht në ndarjen e
çmimeve, por falenderon jurinë dhe organizatorët dhe i sheh vlerësimet si një njohje
të rëndësishme të kontributit te saj, në letërsinë bashkëkohore.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë të botës akademike, kulturore
dhe institucionale, dhe ceremoninë e përmbylli një darkë gala festive.


