Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -KUR TI HESHT...!

Zymer H. Haliti -KUR TI HESHT…!

Kur ti hesht shiu s’pushon asnjëherë
dhe dielli fshehet pas reve ngjyrë gri
unë s’të kuptoj pse hesht këtë herë!?
E shiu vazhdon bashkë me erën stuhi…!

Kur ti hesht gjithçka ngjan në amulli
dhe zogjët ndalin cicërimen e tyre…!
Unë s’arrijë të kuptoj; pse hesht ti tani ?
E hëna nga lart më jep shkëndijë syve

Kur ti hesht unë humbas rrugën kot
duke kërkuar shpjegim;pse ti hesht?
kanë ikur shumë ditë ,sikur kjo sot
dhe sonte asgjë s’më degjojnë veshtë

Këtë heshtje e amulli më nuk i duroj
sepse edhe heshtja nganjëherë flet…
Sonte për çudi detin e kaltërt kujtoj
kur pushonin dallgët ai dukej i qetë!.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT