Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritFitnete Bashota Krasniqi-AJO KULLA IME

Fitnete Bashota Krasniqi-AJO KULLA IME

Më parë kishim një kullë dykatshe
E ndërtuar me mund e nder
Babai im i kishte lënë tri dritare të mëdha
Që derdhnin dritë nëpër verë!

Andej nga malishta nga vija nga shkolla
Kulla ime shihej e para, -besoni ishte si mbretëresh,
Zemra m’rrihte fort -e shpirti m’rrinte duke qeshë!

Ajo kulla ime kishte ngrohtësi,gëzim
Aty kumbonin zërat tanë të fëmijërisë ,
Aty ku si këngë më mbetën pengë vitet e rinisë!

Ajo kulla ime besoni bënte dritë
Shkëlqente n’borë e n’shi në netët me erë,
Ajo rrinte stoike e fortë e me nder!

E tani e shoh ëndërr prapë- me dritë në të mëdhajat dritare
Me aromë druri e zjarri- kullën time , rrënjën time ,
Që ma rrënoji lufta-po unë se harrova kurrë
Aty ku kam lënë fëmijërin – e vendin bosh
E la një burrë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT