Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -QË DITËN QË SHKOVE.. ( Çajupqe...)

Zymer H. Haliti -QË DITËN QË SHKOVE.. ( Çajupqe…)

Që ditën që shkove nuse s’të pashë
sa shumë jam mërzitur e përmalluar
për ty me ditë,netë, muaj kam qarë…
e asesi me këtë fat nuk jam pajtuar.!

Që kur shkove nuse të kam kërkuar
ecë rrugëve me shumë kujtime për ty
sa shumë ndiej vetminë i dëshpruar
e si ta kuptoj jetën pa të parë me sy!?

Që kur shkove nuse ëndrroj takimin tonë
e nga sytë lotët ende s’po më ndalen…
kështu ,paska qenë kjo dashuria e jonë
fjalë,buzëqeshje,që çdo ditë po thahen.

Që kur shkove nuse ma nuk u pamë
eh,ato ditë kurrë ma s’do të kthehen
që kur shkove nuse,ato lule u thanë
bashkë me to dhe shpresat u tretën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT