Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritKlara Shehu -Futurizëm

Klara Shehu -Futurizëm

Unë jam shpirt, jam energji.
Jam eter, s’më prek njeri.
Unë jam ndjenjë, jam ngrohtësi.
Zemra ime, shpërndan mirësi.

Nuk jam zog, nuk fluturoj.
Unë kam ëndrra, dhe ëndërroj.
Nuk jam peshk, nuk notoj.
Unë nuk mbytem, por pluskoj.

Ndihem zjarr, bëhem flakë.
Unë jam vajzë, nuk jam plakë.
Ndihem mirë, sadopak.
Nuk vij vërdallë, apo përqark.

Është një diell, me rreze plot.
Unë jam hënë, e s’i kap dot.
Rrezet, më japin dashuri.
Jam e lumtur, ai s’e di.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT