Saturday, November 15, 2025
BallinaLajmeParashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Riga shiu paraqiten kohëpaskohe ditën e shtunë në pjesë të vendit.

Qielli mbetet më i mbuluar me vransira. Temperaturat vazhdojnë me trend të rënies në 13C e 14C, maksimalet, derisa minimalet në mëngjes zbresin në 8C e 10C. Frynë erë e lehtë veriore e verilindore 2-5m/s.

Ditën e diel vransirat fillojnë të shpërndahen. Pasdite më pas do të ketë edhe intervale me diell. Maksimalet zbresin në 12C e 13C.

Të hënën parashihet të ketë më shpesh interval me diell, mirëpo mëngjesi do të jetë më i ftohtë me minimale që zbresin në 0C.

Vransira kalojnë më shpesh ditën e martë dhe mërkurë, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 16C e 17C.

Nga dita e hënë erërat ndryshojnë kahjen në krahun jugor, e frynë me intenzitet të lehtë dhe mesatarë 3-8m/s.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT