Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritLanda Molishti-Një tufë fjalësh të urta

Landa Molishti-Një tufë fjalësh të urta

Mos harroni se;

  1. Miqësia e vërtetë nuk do të thotë të kesh lidhje sipërfaqësore, por,
    vlera të përbashkëta.
  2. Një njeri duhet të ketë në rradhë të parë virtytin, që të realizojë një miqësi të patundshme.
  3. Duhet të punosh pa u lodhur sot, që të kesh kohë, për rehati e qetësi, nesër.
  4. Të gjesh një mik/e të vërtetë në kohë të duhur, është buzëqeshje e fatit.
  5. Të flasësh me dikë që
    të do të mirën, kur je i shqetësuar, është qetësia, (terapia) më e mirë për trurin. .
    Riparon veten.
  6. Mos u dëshpëroni nëse diçka nuk ju shkon si duhet;
    Mendohuni, thellohuni, ndryshoni.
  7. Mos u zemëro me mikun e vërtetë që të vë në dukje gabimet, por, ruhu nga ata /ato që të lavdërojnë kot.
  8. Asnjë njeri nuk është i pagabueshëm në jetë. Rëndësi ka të kuptojmë, se ku kemi gabuar dhe si mund t’i korrigjojmë ato.
  9. Mos lakmoni t’ju bëni dhurata të shtrenjta njerëzve të dashur, zëvëndësohini ato,
    me dashuri dhe respekt.
  10. Një shoqëri apo individ, mund të themi ka ndryshuar, vetëm atëhere, kur është i ndërgjegjësuar, atdhetarisht.
    11.Një popull që harron, sesi u fitua liria, me gjak, lotë e mundime, nuk do të dijë ta ruaj, ta mbrojë
    atë.
  11. Nuk duhet të fajsojmë fëmijët tanë, për sjelljet e papëlqyera ndaj nesh, por të analizojmë veten,se si jemi sjellur me ta në vitet e fëmijërisë dhe adoleshencës.
  12. Të jesh i lumtur do të thotë;të japësh më shumë sesa të marrësh.
  13. Paqja vjen natyrshëm, duke pastruar mendjen, inkurajuar njerëzit në nevojë e duke ju kthyer buzëqeshjen me shumë dashuri.
  14. Çdo e mirë fillon nga mendimet e veprimet e mënçura.
    Ato, mund të ndryshojnë botën dhe anasjelltas.
  15. Jeta mund t’i vendosë gjërat në një mënyrë që nuk i presim.
    E rëndësishme është, të mos dorëzohemi para vështirësive, por, të luftojmë derisa të arrijmë qëllimet tona.
    17.Për të hequr dorë nga zemërimet, duhet të qetësojmë mendjen.
    Nuk duhet të flasim në një formë demonstrative, por, të butë e të ëmbël si mjalti.
  16. Vetëm dashuria dhe respekti për njeri- tjetri do të na shpëtojnë.
    Mos shihni sa na duan, por, si veprojmë ne, që të na duan.
  17. Të kesh frikë nga të jetuarit do të thotë; të jesh i mbërrthyer në një vend.
    Puno me veten, pastro mendjen, shpirtin.
  18. Dashuria është si lulja, do kujdes në çdo moshë, nëse e ushqejmë mirë, nuk vyshket kurrë.
  19. Harmonia dhe qetësia gjendet në shpirtin tonë, por, që ta kuptojmë duhet të mendojme pozitivisht, të punojmë me veten tonë.
  20. Sinqeriteti është vlerë e cilësi për njerëzit e fortë e të mirë.
    Njeriu i dobët zgjedh gënjeshtrën.
  21. Një mësues i mirë, dëgjon edhe mendimin e nxënësit.
    Ai duhet të jetë:
    -i ngrohtë
    -i sinqertë
    -i kujdesshëm
    -tolerues, atëhere kur duhet me ta.
  22. Sinqeriti është pasqyra e shpirtit të njeriut.
  23. Sinqeriteti,respekti,
    dashuria, bamirësia, ..nuk mësohet në një ditë, është një proçest i gjatë që fillon në vitet e vegjëlisë, e që vazhdon gjithë jetën tonë.
  24. Mos kërko të jesh nënë përfekte, jepi mundësi fëmijës tuaj të jetë “mësuesi” juaj.
  25. Mos paragjyko të tjerët, por, puno me veten për të ndihmuar dhe respektuar të tjerët.
    Bëju ti i pari shembull pozitiv.
  26. Mos e tradhëto kurrë mikun e mirë.
    Ai/ajo janë kënaqësi shpirti kur kuptohen dhe respektojnë njeri-tjetrin.
  27. Miq të rinj mund të kesh shumë, por, mik të vjetër të besës ke vetëm një.
  28. Jeta bashkëshortore është ndërtuar me themele vetëm atëhere, kur dominon respekti, toleranca, sinqeriteti.
  29. Dashuria,respekti,
    mirëkuptimi, toleranca, midis dy personave duhet të jetë reciproke, në të kundërt nuk quhet dashuri, por, vuajtje e humbje kohe për një jetë të bukur.
  30. Nuk është lumturi të jesh mirë me familjen tënde, por, i/e lumtur je, kur ndihmon në çdo kohë njerëzit në nevojë.
  31. Njeriu i mençur nuk është ai që ka pasuri matriale, por, ai që përballon vështirësitë e jetës deri në fitore.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT