Saturday, November 15, 2025
BallinaVitrina e libritDrita Rubjeka Zeneli-Koha ime e çmuar

Drita Rubjeka Zeneli-Koha ime e çmuar

Unë nuk kam kohë për të humbur,
Çdokush në fakt nuk e ka kohën me tepri,
Por çmimi i lartë fillon nga risku,
Kohës i jap jetë e i marr liri.

Si provë lirie u shfaq një humnerë,
Në hon mbijetese, pa rënie të lirë,
Më mbajti fort magneti i Tokës,
Qenësia ime, epërsi e brishtë.

Kohën time, rishtare në zgrip të shembëtirës,
E mas me çdo fjalë të shkruar që mbetet,
E mas në çdo endje hapësirës,
Ja peshoj çdo ditë buzëqeshjet.

Në kohën time rishtare të jetës,
Muza më sillet si aureolë në ajër,
Mërmërimat me vehten i bëj këngë,
Erës ja përcjell, në festivalin e natyrës…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT