Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritMajlinda Pajaj -Kur zemra flet

Majlinda Pajaj -Kur zemra flet

Në sytë e tu, shpirtin e zgjova
në kaltërsinë ku qetësohet deti,
si rreze ari, zemra që vodha,
në kohë të shkretë një varg poeti.

Pa ty, një fletë harrimi mbetem,
as pena më nuk po shkruan dot,
në fletë të parë fjalët më stepen,
muza e heshtur në horizont.

Je dashuria ku koha dhemb,
je botë e qetë, shpirti pushon,
je molla ime që lëshon lëng,
je puthja e zemrës rrahjet vibron.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT