Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritFatos Arapi- Ç’dhembje qenka të dashurosh ty…

Fatos Arapi- Ç’dhembje qenka të dashurosh ty…

Ç’dhembje qenka të dashurosh ty.

Dashuritë e tjera lindin vetëm një herë,
vdesin vetëm një herë.
Pastaj prehje, qetësi, harrim.
Ti – dhe lindje eterne,
dhe vdekje eterne e dashurisë.

Ç’dhembje qenka të dashurosh ty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT