Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritVilma Nika -Ç'mu desh?

Vilma Nika -Ç’mu desh?

Ç’mu desh të humbisja
në qiellin pafund,
ëndërruar mes yjesh
a humbur, ç’mu desh?!
Kur dhimbja e shpirtit
më mend e më shkund
mëngjeseve patjetër
veç ëndërr do jesh.

Ç’mu desh të flatëroja
me shpendët e ikur
të kthehem sërish
folesë që më pret?!
Ti vë dorën zemrës
aritmisë papritur,
të zhytem me shiun
të mbytem në det.

Ç’mu desh kësaj jete
ti hartoja lotin,
kur linda e njoha
krejt botën e bardhë,
si fund penelimi
që bojërat e ndotin
dëshirën e ngjyrave
për ditët me radhë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT