Atëherë kur n’Kosovë
u dha kushtrimi,
UÇK-së iu bashkua
edhe Antigonë Fazliu.
Ishte shumë e re,
kur luftës iu bashkua
e la çantën me libra
veç për të luftuar.
Lufta e përgjakshme
dhe viktima plot,
fëmijët dhe gratë
qanin me lot.
Me flamur në dorë,
por edhe trimëreshë
luftoi Antigona,
porsi luaneshë.
Në vend të vellos
uniformën e veshi
u bë simbol lirie
atdheun shumë e deshi.
Bashkë me trimat tjerë
syri s’tu tremb fare
i dhatë grusht armikut
me Ushtrinë Çlirimtare.
Kur korbat e zinj
atdheun sulmonin,
Antigona me shokë
sulmet ua ndalonin.
Antigonë, bijë e shqiptarisë
ti i vure themel lirisë,
populli ynë të nderon
heroizmin tënd e çmon.
Mburremi me ty
dhe jetojmë n’liri,
Antigonë, oj motër
do t’jetosh gjithnjë!
