Nëpër palat rrahur kohërash,
djegur luftërash shekullore,
qendisur me pika gjaku,
gdhendur shqipja madhështore.
Sa fisnik mbi të tjerë,
njomur me gjak,kripur në lotë,
prina e kokën mos e ul,
Ti më i bukuri në botë.
Ty Flamur që na dhe forcë
nëpër luftërat shekullore
e ndër dasma,festa,gëzime
shpirtin peshë na e çove.
Si në luftëra,dhe në paqe,
lagur shirash,puthur diellit,
shkëlqe në gjithë botën mbarë,
porsi harku i ylberit
