Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritDIKUSHI-POEZI NGA MIMOZA AHMETI

DIKUSHI-POEZI NGA MIMOZA AHMETI

Gjyshi im nga babai kish banuar ne fshat
Ishte kryeplak
dhe ishte dikushi.
Gjyshja ime nga mamaje
gatuante mire si per mbret
dhe ishte dikushi.
gjyshi im nga mamaja
e kaloi jeten ne burg
dhe ishte dikushi.
komshia ime
e mban shtepine paster si pasqyre
dhe eshte dikushi.
dikushi
na ishte nje dite president
dhe tani eshte askushi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT