Shikojmë njëri-tjetrin fshehurazi si hajdut.
Çfarë ndodhi, kush na mallkoi?!
Që të jemi larg njëri-tjetrit?
Dashurinë tonë kush e dogji?
Kur ne u betuam në gur e në dru:
“Do jemi bashkë përgjithmonë.”
Kujto takimet kur shiheshim në rrugë e në shkollë:
Sytë xixëllonin nga dashuria,
Shtrëngoheshim fort, thithnim aromën tonë,
duke buzëqeshur nga lumturia.
Lëshoje atë za të marrë djalli,
Thuaje: “Ejaaaa, se më ka marrë malli!”
Që t’i përkëdhel kaçurrelat e bardha,
Gushën, ballin e sytë bojqielli,
o i “shtremti im”, i “shtremtë”
.
Eja, se gabimet t’i kam falur
si Zoti, ne që na fal neve.
Më përqafo në qoftë se e fundit herë të jetë,
Se më përvëlon ky mall.
Vrapo e më mbështjell me trupin tënd të zjarrtë,
e më ndalo, mos më lër të shkoj edhe njëherë!
Eja, dëgjoji të rrahurat e zemrës,
sa fort rrahin për ty, o jeta ime…
