Friday, March 14, 2025
BallinaLajmeKatër viktima dhe 717 raste të reja me virusin korona në Kosovë

Katër viktima dhe 717 raste të reja me virusin korona në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), informon se janë konfirmuar 717 raste të reja me virusin korona, shkruan Gazeta Ciceroni

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.797.661 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 4 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015.

Në total numri i rasteve aktive është 16.849.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Më poshtë njoftimi nga MSH. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT