Monday, December 22, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -MIQTË FALLSO TË FACEBOOKUT

Murtez Asllani -MIQTË FALLSO TË FACEBOOKUT

Secili nga ne
ka shumë miq
disa prej tyre
s’të duan hiç,
por shumë miq fallso
na janë bashkuar
dhe na pengojnë
për të publikuar.

Shpeshëherë Facebooku
bllokohet e s’punon,
se miqtë e rrejshëm
gjithçka i pengon
dhe ky bllokim
ata i gëzon.

Pse veproni kështu
dhe luani me ne,
na pengoni
të krijojmë ne?!

Si për çudi
dalin pa fotografi,
apo si femra
shkruajnë ndonjëherë,
por shkrimet e tyre
nuk kanë aspak vlerë.

Andaj, miqtë e mi
nëse i hetoni,
fshini nga miqësia
me ata mos kumunikoni.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT