Monday, December 22, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Ti!

Cerazela Kondi-Ti!

E bukur,si e bukura e dheut.
E ëmbël!
Mjalt hoje,e varur
në degë lisi.
E brishtë!

Petale trëndafili,të lagur me vesë.
Shpirtmadhe!
E pakapshme dhe e padukshme
si era.
Zëmërbutë!
Brumë i ardhur në magje.

Sytë të zinj: ëndërrimtarë.
Me kaltërsinë qiellore,të mbështjellë.
Vargëson,poezi dashurie.
Dashuri prej dashurisë.

Ke dalë nga legjendat e lashta?
Zbritur nga hëna dhe qielli?
Për të takuar tokësorët?
Për ti përqafuar?
Folur?
Çmallur?

Për të dhënë besim,aty ku mungon?
Për të dhënë dashuri,aty ku
është e pamundur?
Për të dhënë shpresë,aty
ku çdo gjë nuk merr frymë?

Për të dhënë jetë,aty ku nuk
ekziston?
Për të dhënë besë tek besprerët,
që janë bërë me shumicë?
Për të dhënë Pranverë,aty ku toka
është kallkanosur,nga dimri i egër?

Era e ngrohtë e Pranverës
që shkrin akujt e urrejtjes!
Përrua,i ngarkuar me shirat e Vjeshtës.
Flok dëborë!
Mbulon gjithçka,me bardhësi.

Troket gëzueshëm,
në çdo zemër të plagosur,
forcë të japësh.
Besim!
Guxim!
Bukuri qiellore,veshur me prarim yjesh.

Mal!
Det!
Oqean!
Akull dhe zjarr!
Hirësia!
Drita!
Magjia!

Drita e diellit!
Argjënd i hënës!
Shpirti që mirësi shpërndan.
Përtej Universit!
Në gjunjë, para teje përulem.
E shënjtëruar.
Ti!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT