AMANETI I KOSOVËS
(poemë vajtuese – epike)
Moj Kosovë, kur ta ktheva shpinën,
nata m’u ul mbi supe si gur,
lotët m’u bënë bukë mërgimi,
zemra mbeti n’prag, flamur.
U largova, por s’ta mora emrin,
as dheun s’e nxora prej shpirtit tim,
se çdo hap në tokë të huaj
ishte plagë që thërriste: kthehu, bir.
Nanën time e shoh në andërr,
fytyrë-dritë, fjalë-rrufe:
“Qohu, more bir, mos u tret,
Kosova pret zërin tand n’fletë.”
“Shkruaj për gjakun që s’u tha,
për varret që s’kanë emër,
se çdo pikë që ra për liri
u ngrit flamur mbi shekuj.”
Nanë, amanetin ta kam çue në vend,
me fjalë, me plagë, me shpirt;
libra i kam falë Kosovës
si qirinj për ata që s’u kthyen kurrë.
Sa t’jetë jeta, s’kam me harrue,
betohem n’Zot:
gjaku i juaj s’është veç kujtim —
është rrënjë, është dritë, është liri.
Djem e vajza, burra e gra,
ranë si lisa n’stuhi t’historisë;
UÇK-ja, lule e përgjakun e Dardanisë,
ia ktheu pushkën errësisë.
Nipa e mbesa sot qeshin lirë,
pa e ditë sa kushtoi ky ajër,
por toka e di, gurët flasin,
se liria u ble me varre.
Serbia këtu ma nuk sundon,
as me zjarr, as me dhunë, as me frikë,
se ky popull u ba mal,
e mali kurrë s’u përkul nën thikë.
Njëqind vjet pritëm me durim,
me plagë t’hapura n’krahnor,
deri kur robnia u ça n’plumba
e barbarët ikën pa nder.
Shkoni n’Karpate, faqezi,
atje ku gënjeshtra është strehë,
se Kosova është Dardani,
e Dardania s’u shit kurrë nën fe.
Amanet nga Skënderbeu na erdhi fjala,
si rrufe mbi breza:
“Mos e lini Kosovën n’robni,
se kjo tokë është betim e besa.”
Sot Kosova rri në kambë,
me varre t’shenjta e ballë t’hapun,
e unë, sa t’kem frymë e dorë,
kam me i shkrue emnat që s’u thanë.
