Më ka marrë malli për SHQIPËRINË!
po ju shqiptarë larguar prej saj,
a u merr malli për vëndin tuaj?
ku u lindi nëna, aty ku keni qarë.
Më ka marrë malli për vëndlindjen,
po ju vëllezër a ju ka marrë?
Çatit rrëzuar gardhet janë prishur,
varret e prindëve mbuluar me barë.
Më ka marrë malli të shkojmë në dasma
të kërcej “Pogonishte”
“Labçes” t’ja marrë,
mua më merr, qaj dhe me ligje,
po ju o vëllezër a ju ka marrë.?
Dua të ndez oxhakun me shkarpa,
saçin nëna ta hedhi në zjarrë,
më merr malli për lakrorin e pjekur,
të pijë me etje ibrikun me dhallë..
Sa malle do treten larguar mërgimit,
sa sy netve, për fëmijet qajnë,
rriten martohen rrugëve të mërgimit
malli do djegi gjithmon
shpirtrat tanë.
