Saturday, March 7, 2026
BallinaSportGranit Xhaka i vetmi që e ka arritur një statistikë në top...

Granit Xhaka i vetmi që e ka arritur një statistikë në top pesë ligat evropiane

Mesfushori i Sunderlandit dhe kapiteni i Zvicrës – me prejardhje shqiptare – Granit Xhaka po zhvillon një nga sezonet më të mira, në aspektin individual.

Tashmë edhe kapiten i Sunderlandit – të cilit iu bashkua gjatë verës nga Leverkuseni – Xhaka po tregon paraqitje të mëdha me klubin e rikthyer në Premierligë

Ai është një nga lojtarët më të mirë të ligës, dhe tash është bërë shumë i dashur për tifozët e klubit dhe jo vetëm.

Në fushën e lojës, ai duket si një ‘trajner’ në vete, teksa sipas njoftimit të fundit nga Sunderlandi, Xhaka po i prin një statistike, si i vetmi që e ka arritur deri më tash në top pesë ligat më të mëdha evropiane.

Xhaka është i vetmi që i ka 103 ndërprerje/ndërhyrje (interceptions) në pesë ligat më të mëdha të Evropës, që përfshinë Premierligës, La Ligën, Serie A, Bundesligën dhe Ligue 1.

Xhaka u transferua te Sunderlandi gjatë verës, për një shumë prej 15 milionë eurove, nga Leverkuseni, me të cilin fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë për dy sezone.

Në këtë sezon, 33-vjeçari ka shënuar një gol në Premierligë, teksa ka dhënë pesë asistime, duke qenë një nga lojtarët më të mirë jo vetëm të Sunderlandit, por edhe të ligës në përgjithësi./fRONT online/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT