Miq të nderuar,
Po ju drejtohem zyrtarisht jo se NUK kam Zemër, por ja që mentaliteti keqkupton!
Po fillojmë të ngulfatemi nga kjo botë e përmbysur interesash te hunda!
Ka javë e ditë që lexoj, dëgjoj e bisedoj temën e njëjtë: Mërgata!
Jo po ata NUK kanë çka lypin, jo po s’di çka po vijnë, jo po s’po rrinë këtu të jetojnë, jo po… po hanë restoranteve, po vishen firmato. S’po na duan e neve gazepin, e këndej neve s’po na del rroga! Ata po vijnë me kerre të forta e me çorape të bardha…
Boll ma!!!
Ja pse…
I kam do vite në këtë mërgatë e shkuar mërgate dhe kam përjetuar secilin ‘luks’ që disa nga ju keq e më keq po e paragjykoni!
Pa mërgatën sigurt Kosova do të ishte një nga vendet më të varfra në botë….
Jo NUK po flas për politikë, të mos e keni merakun, mos u hidhëroni bre!
Le të bëhemi pak më korrektë e të mos flasim nga qëndrimet veç PSE kemi ndonjë interes të vogël! Interesi të lëshon këmbësh!
Kudo në botë secili mergimtar mund ta bëjë një pushim… besoni më mirë se nëpër kolonat pa fund e se në sytë e juve të papërgjegjshëm e mendjelehtë.
Besoni, kudo në botë njeriu mund të pushojë pa e ndier veten të nënçmuar nga soii i mendjeletëve potencialë!
Është keq të përbuzësh sakrificën dhe mallin e atyre që dhanë një jetë pune e përkushtimi për të jetuar prapë në atdhe, për të investua në atdhe, për ta zhvilluar këtë dhimbje të madhe që quhet ATDHE!
Sepse Atdheu jemi ne dhe askush NUK ka të drejtë të dalë e të tregoj kush ku e paska vendin!
Secila pjesë e Kosovës është e secilit nga ne dhe NUK është pronë vetëm se jeton dhe NUK je i gatshëm ta mbrosh sa e si duhet…
Mërgatë, Zoti ju ruajt e ju gëzoftë!
Marigona
