Ftohtë i madh i ka ra mërgimit
bashkë me borën
mbulue e ka andrrën e tij
tue pritun n´Bahnhofin e harrimit.
Pëlcitë ka edhe guri i durimit.
Kur i m´lon kamtë i shplohen krahtë,
e kur i m´lon krahtë akull i bahen kamtë!
Shumë i shkurtë ky jorgan i kurbetit
për andrrën e tij të ngrime.
