Wednesday, January 21, 2026
BallinaKalendari EnciklopedikHistoriRexhep Mala – heroi i rezistencës dhe i lirisë

Rexhep Mala – heroi i rezistencës dhe i lirisë

Prof. Dr. Sadri Rexhepi

Veprimtari nuk duhet te lejojë,
që ta kapin sikur lepurin çalaman!…

(Rexhep Mala)

Rexhep Mala, një nga figurat më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare shqiptare, u lind më 29 mars 1951 në Hogosht të Dardanës, nga babai Mehmeti dhe nëna Fahrija. Ai u rrit në një familje me kushte mesatare ekonomike, por me një traditë të fortë atdhetarizmi. Në vitin 1968, ai ishte një nga pjesëmarrësit e demonstratave në qytetin e Gjilanit, që pasuan ngjarjet e 27 nëntorit, një ngjarje e rëndësishme për aktivizimin e shumë shqiptarëve në kërkesat për më shumë të drejta, dhe si rezultat i këtij angazhimi ai u përjashtua nga shkolla. Së këndejimi, pas kësaj, ai vazhdoi shkollimin në Preshevë, ku u njoh me figura të tjera atdhetare si Fatmir Salihu dhe Irfan Shaqiri, të cilët do të kishin një ndikim të madh në formimin e tij kombëtar.

Në vitin 1970, ai u angazhua në mësimdhënie dhe pa shkeputje nga puna vazhdoi studimet në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Megjithatë, aktivitetet e tij atdhetare e çuan atë në përballje me autoritetet e kohës.U arrestua për herë të parë në vitin 1973 për kalim ilegal të kufirit, si pjesë e përpjekjeve për të marrë pjesë në lëvizjet kombëtare të shqiptarëve jashtë ish- Jugosllavisë. Pas kësaj, ai u arrestua disa herë për aktivitetet e tij kombëtare, dhe në vitin 1975, ai ishte një nga anëtarët kryesorë të grupit të Adem Demaçit, i cili u burgos për aktivitete kombëtare.

Në vitin 1975, Rexhepi ishte i përfshirë në formimin e grupit të quajtur “Grupi Revolucionar” i cili, në vitin 1974, kishte shpërndarë trakte dhe kishte realizuar aksione të tjera në mbështetje të lëvizjes kombëtare. Ky grup ishte një organizatë ilegale që u angazhua për të nxitur ndërgjegjësimin dhe për të mobilizuar shqiptarët për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Pjesëmarrës të tjerë në këtë grup ishin edhe figura të njohura si Xhafer Shatri dhe Xhavit Dërmaku.

Më 23 maj 1975, Rexhep Mala u arrestua nga autoritetet jugosllave dhe u dënua për pjesëmarrje në kalimin ilegal të kufirit, dhe më vonë, përfshihet në grupin e Adem Demaçit, i cili u dënuan për “aktivitetet armiqësore ndaj shtetit”. Ky grup ishte i njohur për qëndrimet e tij radikale dhe kërkesat për pavarësinë e Kosovës. Gjykimi i këtij grupi ishte një ngjarje e rëndësishme, e cila u përshkrua si një gjyq politik. Gjyqi ishte i montuar, dhe Rexhep Mala, së bashku me shokët e tij, u dënua me dënime të rënda.

Për më shumë se një dekadë, Rexhep Mala ka vuajtur dënime të rënda burgimi, dhe ka kaluar nëpër burgje të ndryshme të ish-Jugosllavisë, si në Prishtinë, Mitrovicë, Zenicë dhe Shtip. Gjatë këtyre viteve, ai është përballur me tortura fizike dhe psikologjike të tmerrshme nga UDB-a (Shërbimi i Sigurimit të Jugosllavisë), i cili kishte për qëllim thyerjen e tij dhe të shokëve të tij, duke përdorur metoda të ndryshme torturash, duke përfshirë rrahje sistematike, tortura elektrike, dhe forma të tjera bizarre të turturave dhe keqtrajtimeve jonjerëzore!

Në vitin 1983, Rexhep Mala u lirua nga burgu pas një periudhe të gjatë qëndrimi vuajtjeje nëpër kazamte jugosllave. Kthimi në Atdhe për patriotin Rexhep Malen ndodhi të ishte si një kthim nga sprovat për njerëzit në “Rrethin e tretë” në ato të “Rrethit të Shtatë të Ferrit të Dantes”! Nuk gjeti asgjë nga liria që shqiptarët paten fitu në periudhën1970-1980 e them ketë duke u bazuar në ate se në vitin 1974 nxirret kushtetuta e re qe Kosovën e pat barazuar me republikat tjera dhe Vojvodinen në ish Jugosllavinë Socialiste. Nga viti 1981e deri me 1989 janë keqtrajtuar rreth 900 mijë shqiptar në Jugosllavinë avnojiste.

Fatkeqësisht, nga viti 1981-1990 kazamatet jugosllave u lan nga gjaku i bijve më të mirë të popullit tonë të shkaktuar ngs bartësit e “Diktaturës Proletare” kominterniste.

Kjo edhe ishte arsyeja që pas lirimit, Rexhepi kontaktoi me atdhetarin Nuhi Berisha dhe vazhdoi aktivitetet e tij atdhetare. Në vitin 1984, pas denoncimeve të shumta nga autoritetet jugosllave dhe nga shërbimi sekret (UDB), ai dhe shokët e tij kaluan në ilegalitet. Rexhep Mala dhe shokët e tij u ndodhën nën ndjekje të vazhdueshme nga forcat e sigurisë jugosllave. Në natën e 11/12 janarit 1984, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha pas një rezistence heroike u vranë në një shtëpi në Kodrën e Trimave në Prishtinë, duke përfunduar kështu një periudhë të gjatë dhe të dhimbshme të luftës për liri dhe bashkim kombëtar.

2.
Kjo periudhë e jetës së Rexhep Malës është një dëshmi e dashurisë dhe perkushtimit të pasionit të tij të pakufishëm për lirinë dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Ai është një nga figurat më të njohura të lëvizjes kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë dhe një simbol i qëndresës dhe sakrificës për atdheun. Aksionet dhe aktivitetet e tij, përfshirë shpërndarjen e trakteve dhe organizimin e grupeve revolucionare, janë pjesë e një periudhe të rëndësishme historike, që ka formësuar dhe trasuar më tej rrugën drejtë lirisë së Kosovës.

Rexhep Mala u shndërrua në një figurë kyçe të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve dhe një mburojë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke pasur një ndikim të madh në lëvizjen kombëtare të shqiptarëve gjatë periudhës së ish- Jugosllavisë. Angazhimi i tij për çështjen kombëtare dhe sakrifica e tij personale bëhen dëshmi e qëndrueshmërisë dhe pasionit të tij të pakufishëm për atdhe dhe të drejtat e popullit shqiptar.

Në vitin 1968, Rexhep Mala mori pjesë në demonstratat e studentëve në qytetin e Gjilanit, një moment kyç që shënoi fillimin e angazhimit të tij si aktivist. Demonstratat e atyre viteve ishin një reagim ndaj shtypjes së shqiptarëve në ish- Jugosllavi dhe kërkesa për më shumë të drejta dhe mundësi për shqiptarët për ta përdorur flamurin kombëtar. Ky angazhim e bëri Rexhepin një prej veprimtarëve të rinj atdhetarë, të cilët kërkonin republikë për Kosovën dhe njohjen e të drejtave të shqiptarëve.

Rexhep Mala nuk ishte vetëm një protestues i thjeshtë, ai e mori më shumë përgjegjësi dhe u angazhua në organizata revolucionare që kërkonin çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Ai ishte pjesë e grupit të quajtur “Grupi Revolucionar”, i cili u krijua për të luftuar për çlirimin e Kosovës nga regjimi jugosllav dhe për të shpërndarë mesazhe atdhetarizmi. Ky grup organizoi aksione, shpërndau trakte, dhe përpiqej të avansonte ndërgjegjësimin për gjendjen e shqiptarëve nën ish- Jugosllavi.

Një nga aspektet më të rëndësishme të veprimtarisë së Rexhep Malës ishte angazhimi i tij kundër regjimit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë, i cili shtypte shqiptarët dhe ua mohoi atyre të drejtat kombëtare dhe kulturore. Ai u burgos disa herë për shkak të aktiviteteve të tij kundër regjimit, dhe përfshirja e tij në grupin e Demaçit e bëri atë një objekt të veçantë ndjekjeje nga shërbimi sekret jugosllav (UDB). Dënimet që ai mori për përpjekjet e tij për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve ishin të rënda dhe brutale, por ai e vazhdoi luftën, duke mbajtur gjithmonë një qëndrim të fortë.

Rexhep Mala ishte një ndër figurat që e pagoi çmimin më të lartë për angazhimin e tij atdhetar. Torturat e ushtruara ndaj tij dhe shokëve të tij nga UDB-ja ishin një pjesë e rëndësishme e luftës së tij. Edhe pse kaloi vite të tëra nën tortura fizike dhe psikologjike, ai nuk u dorëzua kurrë. Përkundrazi, vuajtjet e tij e bënë atë një simbol të qëndresës dhe të mbrojtjes së dinjitetit të shqiptarëve. Ai nuk pranoi të thoshte asgjë që mund të dëmtonte luftën e tij dhe idealet kombëtare tëbashkëmendimtarëve de bashkëveprimtarëve të tij në Kosovë.

Pas burgosjes dhe periudhës së vuajtjes, Rexhep Mala u shndërrua në një simbol të padiskutueshëm të luftës për të drejtat e shqiptarëve. Angazhimi i tij dhe sakrificat e bëra gjatë periudhës më të errët të shtypjes jugosllave, krijuan një trashëgimi që mbijetoi gjatë gjithë periudhës së luftës për pavarësinë e Kosovës. Ai ishte një mburojë e lëvizjes kombëtare dhe ishte një udhëheqës i shquar dhe i përkushtuem për shqiptarët që luftonin për të drejtat e tyre.

Edhe pse humbi jetën më 1984, Rexhep Mala mbetet një simbol i qëndresës dhe i luftës për liri. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Kosovës. Lufta e tij dhe veprimet e tij janë të pavdekshme, dhe sot ai nderohet si një hero që luftoi pa kursyer për të drejtat dhe lirinë e popullit të tij.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT